TIRANË, 29 gusht/ATSH/ Me pasuri të shumta natyrore dhe mikpritjen e banorëve të zonës, Kolonja po tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë në çdo stinë.
Kryeministri Edi Rama, publikoi sot në rrjetet sociale pamje nga Kolonja e mbushur me turistë.
“Kolonja, një tjetër përvojë e bukur për turistët”, u shpreh Kryeministri krahas pamjeve.
Natyra e bukur, ushqimet tradicionale dhe bujtinat karakteristike kanë bërë për vete shumë turistë të huaj që zgjedhin të vizitojnë këtë zonë.
Ndikim në zhvillimin e agroturizmit në Kolonjë ka dhënë edhe investimet në infrastrukturë, ku nga Korça sot mund të shkosh drejt Ersekës, kryeqendra e Kolonjës, vetëm për 30 minuta.
Malet e Kolonjës, si ai i Gramozit mbi 2500 metra mbi nivelin e detit, mali i Shelegurit, Postenani apo Radomi janë destinacione të mrekullueshme për turistët e aventurës.
/m.m/a.f/






















