Ballina Flash

Rektori Draçini: Nxënësit elitarë kanë fituar Universitetin e Mjekësisë

TIRANË, 28 gusht/ATSH/ Universiteti i Mjekësisë dhe degët e tij mbeten ndër më të preferuarit për maturantët, që do të nisin studimet  e larta këtë vit akademik.

Nga 7312 aplikantë 1624 kanë fituar të drejtën të ulen në auditoret e Universitetit publik të Mjekësisë këtë vit akademik, ndërsa rreth 500 të rinj do të studiojnë për mjekësi të përgjithshme.

Rektori i Universitetit të Mjekësisë, Xheladin Draçini tha sot për mediet se “ky është grupi më elitar, më ekselentët ndër të gjithë maturantët dhe kjo në të paktën 10 vitet e fundit ka përbërë trend të përvitshëm. Pra nota mesatare për tre vitet e shkollës së mesme për të gjithë aplikantët e mjekësisë është 9.92 pra mesatarja m2 është 9.52 pra e provimeve specifike të mjekësisë dhe në total 9.72”.

Sa i përket kontratës detyruese për të punuar brenda vendit pas diplomimit, Draçini tha se “në dijeninë time nuk ka një gjë të tillë për momentin, jemi plotësisht të hapur dhe i vlerësojmë mundësitë e karrierës  për studentët tanë, por studimet në Universitetin e Mjekësisë mbështeten në platformën ligjore ekzistuese dhe në dijeninë time nuk ka ndryshime”.

Njësoj si vitet e kaluara maturantët ekselentë do të mbështeten me bursa, ndërsa të tjerët do paguajnë tarifën e shkollimit  sipas programit të studimit në Universitetin e Mjekësisë.

Regjistrimi në universitet nis me 30 gusht dhe raundi i parë përfundon me 13 shtator.

/k.s/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFundgushti në plazhin e Shëngjinit, Rama ndan pamjet
Artikulli tjetërKufijtë e diktaturës 1944-1991, AIDSSH kujton ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve