Ballina Ekonomi

APD: Rriten me 15% volumet e mallrave të përpunuara në 7 muaj

TIRANË, 27 gusht/ATSH/ Në kompleksin portual Durrës-Porto Romano në periudhën janar-korrik janë përpunuar 4.2 milionë tonë mallra, ose 15 % më shumë se e njëjta periudhë e 2023.

Që prej muajit janar përpunimi i mallrave ka njohur rritje, duke u reflektuar muaj pas muaji, ku 614,589.944 tonë janë përpunuar vetëm gjatë muajit korrik 2024.

Referuar të dhënave zyrtare, vëllimet tregtare në rrugë detare në Komplesin Portual Durrës-Porto Romano gjatë tremujorit 2024, janë rritur me 7 % dhe 26 % në të dyja portet, përkatësisht në Portin aktual në Durrës janë përpunuar 2.2 milionë tonë mallra dhe në atë të Porto Romanos rreth 2 milionë tonë.

Importet në periudhën janar-korrik 2024 arritën në 3.4 milionë tonë, ose me rritje 10 % krahasuar me një vit më parë. Eksportet e ngarkuara arritën rreth 800 mijë tonë, një rritje po ashtu prej 17 %.

/k.s/a.f/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakHyn në fuqi ligji për pagën minimale në Kosovë, ndryshon tatimi mbi të ardhurat personale
Artikulli tjetërManja pret VanHorn: Angazhim të përbashkët në forcimin e shtetit të së drejtës