Ballina Aktualitet

Hoxha pret ambasadorin gjerman Bergner

TIRANË, 21 gusht /ATSH/ Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha priti sot ambasadorin e Gjermanisë në Tiranë, Karlfried Bergner.

Hoxha u shpreh i kënaqur nga mbështetja dhe gatishmëria e ambasadorit për konsolidim të marrëdhënieve dypalëshe.

Ministri e garantoi ambasadorin Bergner për vijimësinë dhe thellimin e bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët, si dhe për intensifikimin e veprimeve të përbashkëta hetimore dhe operacionale mes dy policive në luftë kundër krimit të organizuar.

“Ambasadori më ofroi mbështetje të plotë në bashkëpunimin policor midis dy vendeve”, theksoi Hoxha në një postim në rrjetet sociale.

“Gjatë takimit tejet miqësor, folëm gjithashtu për çështje në interes të qytetarëve tanë”, u shpreh ministri Hoxha.

/r.e/a.f/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakProjektligji për importin e mbetjeve, Meta: Riciklim i ligjit të rrëzuar në vitin 2017
Artikulli tjetërKërkohet pavlefshmëria e zgjedhjeve në Himarë, KAS shtyn për nesër seancën