Ballina Bota

DOHA – Nuk pritet që Hamasi të marrë pjesë në raundin e ri të bisedimeve për armëpushim në Gaza

BEJRUT, 14 gusht /ATSH-DPA/ – Një përfaqësues i Hamasit tha sot se grupi islamik palestinez nuk ka gjasa të marrë pjesë në raundin tjetër të bisedimeve të armëpushimit në Gaza.

Zyrtari, i cili kërkoi të identifikohej, i tha DPA-së se Hamasi nuk kishte plane të angazhohej drejtpërdrejt në negociatat e së enjtes, sepse ndërmjetësit nuk kishin paraqitur ende një plan për zbatimin e kornizës së armëpushimit të përshkruar nga presidenti amerikan, Joe Biden në fund të majit.

Shefi i CIA-s, William Burns, kryeministri i Katarit, Mohammed bin Abdulrahman Al Thani dhe shefi i shërbimit sekret egjiptian, Abbas Kamel do të marrin pjesë, siç kanë bërë në bisedimet e kaluara.

David Barnea, kreu i shërbimit të jashtëm sekret i Mossad-it, pritet të përfaqësojë Izraelin.

Për shkak se Izraeli dhe Hamasi nuk po negociojnë njëri-në-një me njëri-tjetrin, Katari, Egjipti dhe Shtetet e Bashkuara veprojnë si ndërmjetës.

Bisedimet e së enjtes shihen si një moment vendimtar në përpjekjen për të arritur një armëpushim dhe një shkëmbim të pengjeve të mbajtura nga militantët për të burgosurit palestinezë të mbajtur nga Izraeli.

Nëse ka një përparim, shpresohet se një sulm i madh hakmarrës i premtuar nga Irani kundër Izraelit – dhe për këtë arsye një zgjerim i rëndësishëm i luftës – mund të parandalohet.

Nuk ishte e qartë se si do të ndikonte mungesa e Hamasit në bisedimet e Dohas.

Një zyrtar i lartë i Hamasit në Turqi tha se grupi ishte i përgatitur të informohej për pikat e diskutuara më pas.

Një kornizë e miratuar nga Biden parashikon një armëpushim të plotë dhe të pakufizuar prej gjashtë javësh në Rripin e Gazës.

Gjatë kësaj periudhe do të lirohej një grup i caktuar pengjesh.

Në këmbim, palestinezët e burgosur në Izrael do të liroheshin.

Pas kësaj, luftimet do të pushonin përgjithmonë dhe pengjet e mbetura do të liroheshin.

Në një fazë përfundimtare do të fillonte rindërtimi i Gazës./    a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBalluku viziton pastiçerinë “Rustemi” në Fier
Artikulli tjetërMedia gjermane “Prisma”: Shqipëria – destinacioni i ri turistik me male piktoreske dhe histori të pasur