Ballina Aktualitet

Hoxha me drejtuesit e ICITAP: Trajnimet profesionale policore, prioritet

TIRANË, 12 gusht /ATSH/ Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha priti në një takim drejtuesit e Programit Ndërkombëtar të Asistencës për Trajnimet mbi Hetimet Kriminale (ICITAP), në Tiranë.

Hoxha u shprehu mirënjohje për ndihmën që ICITAP ka ofruar për Qeverinë Shqiptare, e konkretisht për agjencitë e zbatimit të ligjit, në zhvillimin e kapaciteteve të tyre, si dhe konfirmova gatishmërinë maksimale për të çuar më tej e thelluar bashkëpunimin.

Richard Deasy e siguroi ministrin Hoxha për vijimin e asistencës, trajnimet për Policinë e Shtetit, Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, si dhe ekspertizën në reformat legjislative, apo investime në fushën e sistemeve të teknologjisë së informacionit.

Hoxha theksoi se, objektiv kryesor në detyrën e tij si ministër i Brendshëm dhe pritshmëritë në lidhje me bashkëpunimin me ICITAP janë trajnimet profesionale të drejtuesve policorë, fuqizimi teknologjik dhe standardizimi i proceseve të punës së strukturave të varësisë i fokusuar në parandalimin e risqeve, rritja e etikës dhe integritetit të punonjësve, duke e bërë Policinë një profesion më të besueshëm dhe njëkohësisht të dëshiruar nga të rinjtë e të rejat.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakManja: Kontribut në miratimin e Konventës së parë të OKB-së kundër krimit kibernetik
Artikulli tjetërDita Ndërkombëtare e Rinisë, Hasani: Fuqizojmë të rinjtë si brenda dhe jashtë vendit