Ballina Bota

SPANJË – Separatisti katalanas Puigdemont kthehet pas shtatë vitesh në mërgim

BARCELONË, 8 gusht /ATSH-DPA/ – Udhëheqësi separatist katalanas, Carles Puigdemont u kthye në Spanjë pas gati shtatë vjetësh në mërgim, pavarësisht se ishte në kërkim me një urdhërarresti.

Puigdemont u shfaq në Barcelonë në mëngjes, i shoqëruar nga politikanë të partisë së tij liberale ”Junts” dhe iu drejtua një turme të mbështetësve të tij.

“Ata na persekutuan për shtatë vjet vetëm sepse ne donim t’i jepnim një zë popullit të Katalonjës”, tha ai.

Puigdemont u përpoq ta çonte Katalonjën drejt pavarësisë në vitin 2017 në një referendum që u shpall i paligjshëm.

Ai rrezikon arrestimin sepse drejtësia e akuzon për pasurim personal.

Puigdemont refuzoi ofertën e policisë për një arrestim të organizuar dhe të matur, sipas një raporti mediatik./   /os/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVendbanimi i Komanit, Rama: Po del në dritë pasuria e vyer arkeologjike e Luginës së poshtme të Drinit
Artikulli tjetërKosova inkurajohet t’i kthehet angazhimit të ngushtë e konstruktiv me partnerët ndërkombëtarë