Ballina Bota

SOFT NEWS – Justin Timberlake humbet … patentën!

NJU JORK, 4 gusht /ATSH-ANSA/ – Ngarja e automjetit në gjendje të dehur i ka kushtuar humbjen e patentës këngëtarit Justin Timberlake.

NBC News shkruan se ”këngëtari u shfaq në një seancë virtuale nga Belgjika dhe gjyqtari i pezulloi përkohësisht lejen e drejtimit”.

Timberlake, 43 vjeç, u arrestua 18 qershorin e kaluar në Hamptons, një qytet bregdetar jo shumë larg qytetit të Nju Jorkut, sepse po ngiste në gjendje të dehur.

Ai kishte kaluar një mbrëmje duke pirë dhe duke u argëtuar me miqtë. I dërguar në komisariat, ai kaloi një natë pas hekurave dhe u lirua të nesërmen me kusht.

Gjyqtari fillimisht mendoi mbylljen e çështjes, por pas refuzimit të këngëtarit për t’iu nënshtruar testit të alkolit, ai u tërhoq dhe në vend të kësaj mori vendimin për të pezulluar patentë e tij për kohëzgjatjen e çështjes.

Nga ana e tij, Timberlake pohon se nuk ka vozitur i dehur dhe se ka pirë vetëm një koktej para se ta ndalojnë. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakManastirliu apel maturantëve; Sot afati i fundit i fazës së parë të aplikimit për në universitet
Artikulli tjetërLuiza Gega reagon pas eliminimit nga “Paris 2024”