Ballina Bota

SINGAPOR – Blinken: SHBA nuk është e përfshirë në vrasjen e liderit të Hamasit

SINGAPOR, 31 korrik /ATSH-DPA/- SHBA-ja nuk është përfshirë në vrasjen e liderit të Hamasit, Ismail Haniyeh, tha sot sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, raportoi Channel News Asia (CNA).

Gjatë një vizite në Singapor, Blinken përsëriti gjithashtu nevojën për një armëpushim në Rripin e Gazës – për të ulur tensionet në Lindjen e Mesme duke thënë se SHBA-ja do të punonte për këtë derisa të arrihet.

“Armëpushimi është vendimtar – jo vetëm për t’i dhënë fund vuajtjeve të palestinezëve në rajon – por edhe për të sjellë pengjet në shtëpi”, tha ai.

“Një nga faktorët ku ne jemi fokusuar – është të sigurohemi që konflikti në Gazë të mos përhapet, të mos shkojë në vende të tjera, të mos përshkallëzohet – dhe ne do të vazhdojmë të punojmë për kete”, tha Blinken. //a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMeta: Pensionistët përballen me kosto marramendëse të jetesës
Artikulli tjetërBERLIN – Gjermania bën thirrje për vetëpërmbajtje maksimale pas vrasjes së Haniyeh