Ballina Flash

Sako: Bashkëpunim me bashki nga Franca për shkëmbim projektesh

TIRANË, 24 korrik/ATSH/ Kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako priti në një takim një ekip nga Sites & Cités Remarquables de France si dhe përfaqësues të Institutit për Bashkitë Shqiptare.

Gjatë takimit Sako falënderoi për interesimin partnerët nga Franca dhe të Ambasadës franceze për të bashkëpunuar me bashkinë e Durrësit.

Në takim u ndanë ide interesante bashkëpunimi edhe me Rémy Privat, Atashe në Ambasadën Franceze në Tiranë.

Sako e njohu palën franceze me projektet për qytetin dhe diskutuan për tema dhe iniciativa të përbashkëta duke eksploruar rrugët e mundshme për bashkëpunim.

“Bashkia e Durrësit është e gatshme dhe mirëpret bashkëpunimin me bashki nga Franca për të shkëmbyer përvojat dhe praktikat më të mira”, tha Sako.

/k.s/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKing-Smith: Shqipëria do të presë në 2025-n, Komunitetin Politik Evropian
Artikulli tjetërNis puna për rikonstruksionin e Muzeut “Asdreni”, Filo: Atraksion i ri turistik për Korçën