TIRANË, 22 korrik/ATSH/ Në Shkodër nisi sot puna për transformimin e tregut të Rusit.
Kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci tha se ndërtimi i tregut është një bashkëfinancim i bashkisë Shkodër me AZHBR-në që do t’i ndryshojë pamjen dhe do të përmirësojë kushtet për tregtarët në zonë.
“Ky projekt modern dhe me standarde të larta do të përfundojë në një kohë të shpejtë, me qëllim rikthimin e tregtarëve në vendet e tyre, në kushte dinjitoze tregtimi dhe shërbimi ndaj banorëve të Shkodrës”, tha Beci.
Përkohësisht tregtarët do të shërbejnë pranë rreth rrotullimit të Dobraçit, duke filluar që dita e sotme.
/k.s/














