Ballina Flash

Problemi teknik global, reagon Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike

TIRANË, 19 korrik /ATSH/ Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike informoi sot se, po ndjek nga afër zhvillimet mbi problemin teknik global që ka afektuar përdorues të Microsoft dhe Crowdstrike dhe ndikimet e mundshme të tij për sigurinë kibernetike në Shqipëri.

“Ne po bashkëpunojmë ngushtë me partnerët tanë ndërkombëtarë dhe institucionet vendase për të monitoruar situatën dhe për të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të siguruar mbrojtjen kibernetike”, thuhet në një njoftim të Autoritetit.

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike inkurajon qytetarët që të qëndrojnë të informuar përmes burimeve të besueshme dhe të ndjekin rekomandimet për të mbrojtur pajisjet dhe informacionin personal.

“Në rast të ndonjë incidenti kibernetik apo aktiviteti të dyshimtë, ju lutemi të na kontaktoni menjëherë në linjat tona të dedikuara për raportim”, thuhet në njoftim.

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike thekson se, “prioriteti ynë kryesor mbetet mbrojtja e infrastrukturave kritike dhe garantimi i sigurisë së informacionit për të gjithë qytetarët shqiptarë”.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakA do të na shpëtojë ChatGPT nga deepfake?
Artikulli tjetërManjani: Në shtator nis projekti pilot i sistemit dual në 10 shkolla profesionale