Ballina Aktualitet

Berisha: “Non grata” nga Mbretëria e Bashkuar, e bazuar në shpifjet e Lulzim Bashës

TIRANË, 19 korrik /ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i është përgjigjur sot ambasadorit britanik në Tiranë, Alistair King-Smith, duke i kujtuar se është i vetmi që ka denoncuar bashkëpunimin dhe lidhjen e bandave kriminale me qeverinë.

Sipas Berishës, vendimi për “non grata”-n e tij në Mbretërinë e Bashkuar është i bazuar në shpifjet e Lulzim Bashës kundër tij.

“Alistair King-Smith ambasadori i madhërisë së tij, ka marrë shpifjen e Lulzim Bashës dhe e ka përcjellë si të vërtetë në qeverinë e tij”, u shpreh Berisha në fjalën për qytetarët e mbledhur poshtë shtëpisë së tij, ku po vuan “arrestin e shtëpisë” caktuar nga GJKKO.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPërfundon rindërtimi i DRSHTRR Mat, Balluku: Afrojmë shërbimet më pranë qytetarëve
Artikulli tjetërRama: Turistë vendas e të huaj kanë zgjedhur t’i kalojnë pushimet në Durrës