Ballina Aktualitet

Arrestimi i 16 personave për kultivim droge, Balla: Presim të tjera operacione si ky

TIRANË, 13 korrik/ATSH/ Ministri i Brendshëm, Taulant Balla tha se lufta e Policisë së Shtetit ndaj narkotizmit vijon të jetë sistematike.

Në një reagim në rrjetet sociale, lidhur me operaciononin e zhvilluar “Old Plant”, ku u ndaluan 16 persona kundër narkotikëve, Balla tha se pret operacione të tjera si ky.

“Lufta kundër prodhimit, trafikimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike vazhdon të jetë sistematike në të gjithë territorin. Përgëzime Drejtorisë së Policisë dhe Prokurorisë Tiranë për operacionin e koduar “Old plants” dhe çmontimin e një rrjeti kriminal me 16 persona të vendosur para drejtësisë, që shfrytëzonte Malësinë e Krujës për kultivimin e bimëve narkotike. Presim të tjera operacione si ky”, përfundoi Balla.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakIRAN – Teherani: Doktrina mbrojtëse nuk përfshin armë bërthamore
Artikulli tjetërGAZË – Të paktën 71 të vrarë dhe qindra të plagosur pas sulmit izraelit në kampin e refugjatëve