Ballina Flash

Mandati i Xhaçkës, Bardhi: Opozita u rreshtua në mbrojtje të kushtetutshmërisë

TIRANË, 10 korrik /ATSH/ Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi reagoi sot ndaj vendimit të Gjyaktës Kushtetuese që urdhëroi Kuvendin që t’i dërgojë mocionin e paraqitur nga opozita për shqyrtimin e mandatit të deputetes së PS-së, Olta Xhaçka.

Bardhi u shpreh se “kryeministri Edi Rama keqpërdori deputetët e tij për t’i dhënë mbrojtje politike bashkëpunëtores së tij të afërt Olta Xhaçka, duke vendosur, sipas tij, “për herë të parë standardin e moszbatimit të një vendimi konkret të Gjykatës Kushtetuese”.

Bardhi theksoi se, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike dhe deputetët e opozitës u rreshtuan edhe një herë në mbrojtje të kushtetutshmërisë dhe interesit publik.

Ndërkohë, shtoi ai, “u provua edhe njëherë se Edi Rama dhe deputetët e tij u rreshtuan në krah të interesit privat të oborrit të Edi Ramës, që pasuritë publike i kanë shndërruar në plaçkë për veten e tyre”.

“Vendimi i sotëm i Gjykatës Kushtetuese është edhe një aktakuzë penale për të gjithë deputetët që me vetëdije dhe për motive politike penguan ekzekutimin e vendimit të gjykatës”, u shpreh Bardhi.

Ai bëri të ditur se, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, po përgatit kallëzim penal ndaj të gjithë përgjegjësve që për më shumë se 1 vit kanë penguar ekzekutimin e këtij vendimi të Gjykatës Kushtetuese.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKampe verore për fëmijët në Tiranë
Artikulli tjetërManja pret gjyqtarët dhe prokurorët amerikanë: Jetësim i plotë i reformës në drejtësi