AMSTERDAM, 6 korrik /ATSH-DPA/ – Partia për Liri (PVV), një parti nacionaliste holandeze e ekstremit të djathtë, do t’i bashkohet një aleance të re të partive të të njëjtës rrymë në Parlamentin Evropian, tha kreu i saj.
E quajtur ”Patriotët për Evropën”, aleanca u formua së fundmi nga kryeministri hungarez Viktor Orbán.
“Ne jemi patriotë të PVV-së, ne e duam kombin tonë. Të fortë dhe sovran. Ne i rezistojmë imigracionit të paligjshëm. Ne mbrojmë paqen dhe lirinë. Ne mbështesim edhe Ukrainën. Ne mbrojmë trashëgiminë tonë judeo-kristiane. Dhe familjet tona,” shkroi ai udhëheqësi i PVV, Geert Wilders. në X të premten në mbrëmje.
“Ne duam të bashkojmë forcat në Parlamentin Evropian dhe do t’i bashkohemi me krenari Patriotëve për Evropën!”, thuhet në deklaratën e tyre.
Partia e Wilders fitoi zgjedhjet parlamentare në Holandë nëntorin e kaluar. PVV është partia më e madhe në koalicionin e ri katërpartiak të krahut të djathtë që u betua të martën. Dick Schoof, ish-kreu i shërbimit sekret holandez, e udhëheq atë si kryeministër.
Në zgjedhjet e qershorit për Parlamentin Evropian, PVV fitoi gjashtë mandate. /os/























