PARIS, 24 qershor /ATSH-DPA/- Gjermania, Franca dhe Polonia po planifikojnë të prodhojnë së bashku armë me rreze të gjatë, duke thënë se mungesa e këtij lloji të armëve është një hendek serioz në mbrojtjen evropiane.
“Qëllimi është të bashkohen një grup shtetesh evropiane që bien dakord të mbyllin këtë hendek të pajisjeve ushtarake në afat të mesëm dhe afatgjatë”, tha ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius në një takim me homologët e tij francezë dhe polakë, në Paris.
Nëse gjithçka shkon sipas planit, atëherë një deklaratë synimi mund të nënshkruhet në samitin e NATO-s në korrik. //a.i/























