Ballina Flash

Kurti viziton Konsullatën e Kosovës në Hamburg: Shërbime sa më të mira për qytetarët

PRISHTINË, 22 qershor/ATSH/-Kryeministri Albin Kurti gjatë qëndrimit në Hamburg ka vizituar objektin e ri të Konsullatës së Përgjithshme të Kosovës në Rotherbaum, në një nga lagjet më të bukura të qytetit, përballë stacionit të metrosë Hallerstrasse.

Kurti theksoi se ndërrimi i objektit të konsullatës është një dëshmi e angazhimit të Qeverisë për mbrojtjen e imazhit të Kosovës në botë dhe për të ofruar shërbime sa më të mira për qytetarët.

“Ky mision nuk është vetëm në shërbim të mërgatës tonë të madhe në Gjermani, por edhe një pasqyrë e marrëdhënieve të shkëlqyera ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Konsullata e Përgjithshme e Kosovës në Hamburg, së bashku me pesë misionet tjera konsullore në Gjermani, përbën misionin më të madh diplomatik dhe konsullor të vendit tonë në botë. /KosovaPress/

 

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGërvalla: Përshpejtim i procesit të anëtarësimit në BE për ruajtjen e paqes në rajon
Artikulli tjetërRrëfimi i artistit Nestor Jonuzi: Censura ka qenë e tmerrshme, por s’ka penguar artistët që të bëjnë art