Ballina Bota

FOKUS – Holanda i jep Ukrainës një sistem tjetër ”Patriot”

AMSTERDAM, 22 qershor /ATSH-DPA/ – Ministrja holandeze e Mbrojtjes, Kajsa Ollongren njoftoi se Holanda, së bashku me një vend tjetër, do t’i sigurojë Ukrainës një sistem shtesë të mbrojtjes ajrore ”Patriot”, sipas agjencisë holandeze të lajmeve ANP.

Ollongren nuk e përmendi vendin e dytë, duke shtuar se njoftimi duhet të bëhet nga vetë shteti tjetër.

Holanda do të dorëzojë sistemin e dytë ”Patriot” në Kiev këtë javë, pas dorëzimit të njërit nga Rumania.

Në fund të majit, qeveria holandeze kishte njoftuar se do t’i siguronte Ukrainës një sistem kundërajror duke e montuar atë nga pjesë të ndryshme dhe duke furnizuar “elementë thelbësorë”.

Ollongren u kërkoi vendeve partnere evropiane të sigurojnë gjithashtu pjesë për sistemin e mbrojtjes ajrore të Ukrainës.

Mbrojtja ajrore është thelbësore për Ukrainën pasi është mënyra e vetme për t’u mbrojtur nga sulmet e vazhdueshme ajrore nga Rusia./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNxënësit e shkollës “Jan Kukuzeli”, portretizojnë skenën e pikturës “Peshkatarët”
Artikulli tjetërArbana Osmani dhe Eduart Grishaj të ftuarit e radhës në podkastin “Flasim”