Ballina Aktualitet

Meta: Kryemadhi është tashmë ish-bashkëshortja ime

TIRANË, 20 qershor/ATSH/ Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka njoftuar sot ndarjen me Monika Kryemadhin. Meta tha se ndarja e tij me Kryemadhin tashmë është duke u ndjekur dhe në rrugë ligjore. Ai gjatë një interviste për “Syri tv”, u shpreh se ka lajmëruar dhe fëmijët e tij për vendimin e marrë.

“Znj. Monika Kryemadhi është tashmë ish-bashkëshortja ime dhe sot kam ndjekur edhe rrugën juridike për këtë çështje dhe kam njoftuar edhe djalin tim Besar Ilir Meta”, u shpreh Meta.

/a.f/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKing-Smith: Mbretëria e Bashkuar, partner i angazhuar për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë
Artikulli tjetërEURO2024 – Anglia humbet shansin e kualifikimit direkt, pas barazimit me Danimarkën