Ballina Aktualitet

Begaj priti Imzot Maurizio Aloise: Promovim i trashëgimisë së rrallë të arbëreshëve

TIRANË, 11 qershor /ATSH/ Presidenti i Republikës, Bajram Begaj priti sot në një takim Imzot Maurizio Aloise, Ipeshkv i Rossano-Cariati në Kalabri.

Kreu i Shtetit i uroi mirëseardhjen në Shqipëri Imzot Maurizio Aloise, ndërsa i shprehu edhe një herë falënderime për pritjen emocionuese që ai dhe arbëreshët e Kalabrisë i rezervuan gjatë vizitës zyrtare në muajin maj të këtij viti.

Gjatë bashkëbisedimit u trajtuan çështje thelbësore për afrimin mes Kalabrisë dhe Shqipërisë, si dhe për njohjen dhe promovimin e trashëgimisë së rrallë të arbëreshëve.

Pjesë e delegacionit që shoqëronte Ipeshkvin e Rossano-Cariati ishin drejtues e ekspertë nga Muzeu Dioqezan dhe i Kodikut, si edhe klerikë katolikë nga qyteti i Beratit.

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj i përgëzoi për përkujdesjen e veçantë që tregojnë në ruajtjen e veprave unike në muzeun e parë dioqezan në Kalabri dhe angazhimin e përbashkët për t’i treguar botës dëshmitë historike të komunitetit arbëresh.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBalla: Nuk do të ketë asnjë “oaz” ku të fshihen të kërkuarit nga drejtësia shqiptare
Artikulli tjetërITALI – ”Dior” nën hetim për shfrytëzim të krahut të punës: çanta që kushtonin 53 euro shiteshin 2 600