Ballina Flash

Basha: Fitorja e PPE, garanci për vijimin e procesit integrues të Shqipërisë dhe rajonit

TIRANË, 10 qershor /ATSH/ Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha uroi sot Partinë Popullore Evropiane, simotër e PD, për fitoren në zgjedhjet për Parlamentin Europian.

Përmes një postimi në rrjetin social “X” kryedemokrati është shprehur se, fitorja e PPE është një garanci për vazhdimin e procesit integrues së Shqipërisë dhe rajonit në BE.

Basha gjithashtu përshëndeti miqtë dhe kolegët e PPE-së për rezultatin, që sipas kreut të PD përfaqëson një ngadhënjim të vlerave mbi të cilat BE u themelua.

“Qytetarët evropianë zgjodhën sërish PPE-në si forcën më të madhe qeverisëse në Evropë. Një fitore e vlerave dhe ideve themeluese mbi të cilat u ndërtua Unioni. Këto vlera do të na udhëheqin të gjithëve për 5 vitet e ardhshme”, theksoi Basha.

“Një PPE e fortë është një spirancë stabiliteti në kohë sfiduese për Evropën dhe një garanci për vazhdimin e procesit integrues të Shqipërisë dhe rajonit. Urimet më të mira miqve dhe kolegëve tanë të PPE-së dhe Presidentit Weber për rezultatin e shkëlqyer”, nënvizoi Basha.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTë ardhura rekord nga turizmi, vetëm në 3 muajt e parë të vitit 788 milionë euro
Artikulli tjetërSHBA – Blinken nis turneun diplomatik në LM