Ballina Flash

Inaugurohet në Shkodër skulptura konceptuale “Çelësi shqiptar”

TIRANË, 7 qershor/ATSH/ Në qytetin e Shkodrës u krye inaugurimi i veprës së artit “Çelësi shqiptar”, krijim i artistit Alfred Mirashi Milot dhe e shpallur fituese në Konkursin Ndërkombëtar “Art në Hapësirën Publike”. Në ceremoninë inauguruese ishte i pranishëm edhe vetë artisti.

Ky monument, i vendosur në sheshin “Bixhisteni”, jo vetëm që zbukuron mjedisin urban, por edhe mbart një mesazh të thellë dhe universal, siç është vlera e çiltërsisë dhe mikpritjes që Shkodra ka përqafuar ndër shekuj.

“Shkodra, një nga qytetet më të vjetra dhe me gjallëri kulturore në Europë, është një vend i përshtatshëm për këtë monument”, shkruhet në faqen online të Bashkisë Shkodër.

Kuratori i kësaj skulpture, Albert Vataj, është shprehur se kjo vepër konceptuale, e vendosur në hyrje të Shkodrës, do të jetë gjithashtu pjesë e setit të zgjerimit dhe rikonceptimit që po i bëhet hyrjes së qytetit.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOKUS – Biden takohet me Zelensky në Paris ndërsa Rusia rrit ofensivën e saj në fushën e betejës
Artikulli tjetërMirela Bogdani zgjidhet kryetare e KLP: Rruga e nisur nga drejtësia e re, e pakthyeshme