Ballina Flash

Promovohet trashëgimia e Durrësit antik përmes një parade mode në Amfiteatër

TIRANË, 29 maj/ATSH/ Qendra Muzeore e qytetit të Durrësit ndau me ndjekësit e rrjeteve sociale një album fotografik interesant me vajza që u përngjajnë nimfave të Antikitetit. Në Amfiteatrin antik vajzat e vitit të dytë të degës Tekstil-Konfeksione, nga shkolla profesionale “Hysen Çela”, performuan me veshje të krijuara nga vetë ato.

Shkolla është pjesë e rrjetit rajonal “Western Balkans”, një rrjet shkollash profesionale. Qëllimi i këtij projekti është të promovojë, përmes bukurisë e talentit të vajzave, trashëgiminë e çmuar dhe unikale të qytetit të Durrësit.

Vajzat zgjodhën pikërisht muret e lashta të Amfiteatrit të Durrësit, një madhështi antike, si sfond për të vënë në dukje rininë e tyre rrezatuese dhe talentin krijues.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSOFT NEWS – Një tjetër miliarder drejt ”Titanic”-ut?
Artikulli tjetërEURO 2025, Bushi: Ndeshja me Malin e Zi, shumë e rëndësishme