Ballina Bota

UASHINGTON – SHBA: Ende duke vlerësuar nëse Izraeli ka kaluar “vijën e kuqe” në Rafah

UASHINGTON, 28 maj /ATSH-ANSA/- Administrata e presidentit amerikan Joe Biden është ende duke vlerësuar nëse sulmi izraelit që shkaktoi vdekjen e të paktën 45 refugjatëve palestinezë në Rafah përbën një shkelje të “vijës së kuqe”, sipas “Axios”, duke cituar dy liderë amerikanë.

Në fillim të majit, presidenti i SHBA-së Joe Biden paralajmëroi se do të pezullonte dorëzimin e disa armëve sulmuese amerikane nëse Izraeli do të niste një operacion të gjerë në Rafah.

Sipas burimeve palestineze, tani tanket izraelite ndodhen në Rafah, në qytetin palestinez në Rripin jugor të Gazës. //a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBegaj pret futbollistët e Egnatias: Fitore e merituar
Artikulli tjetërGonxhja vizitë në EXIM Hungary, agjencinë zyrtare të kreditimit të eksportit