Ballina Aktualitet

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Berishës për të marrë pjesë në Kuvend

TIRANË, 23 maj /ATSH/ Gjykata e Lartë vendosi sot rrëzimin rekursit të ish-kryeministrit Sali Berisha kundër vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar që nuk e lejon të shkojë në Kuvend.

Berisha, kishte dorëzuar rekurs në Gjykatën e Lartë, ku kërkonte shuarjen e masës së sigurisë “Arrest në Shtëpi”.

Në vendim thuhet se, gjykata vendosi sot mospranimin e rekursit të paraqitur nga Sali Berisha, kundër vendimit me nr. 57(87-2024-84), datë 25.03.2024, të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Berisha ndodhet nën hetim nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për akuzën e “Korrupsionit”, gjatë kohës që mbante funksionin e Kryeministrit, pasi dyshohet se ka favorizuar dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, gjatë procedurave të privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani”, ku Malltezi ishte një prej trashëgimtarëve.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakManastirliu takim me sportistët elitarë: Mbështetje për Lojërat Olimpike “Paris 2024”
Artikulli tjetërPolitika shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të ish-ambasadorit gjerman, Peter Zingraf