Ballina Bota

BM – Ministria e Mbrojtjes viktimë e një sulmit kibernetik

LONDËR, 7 maj /ATSH-AFP/ – Ministria britanike e Mbrojtjes ishte objektivi i një sulmi kibernetik që synonte sistemin e pagave të ushtrisë, njoftoi sot qeveria, çka shkaktoi akuza të reja kundër Kinës, të cilat Pekini i hodhi poshtë me vendosmëri.

Nëse Londra nuk e drejtoi gishtin zyrtarisht nga Pekini, duke u mjaftuar vetëm me përmendjen e përfshirjes së mundshme të një shteti, dyshimet që rëndojnë mbi Kinën, me të cilën marrëdhëniet janë përkeqësuar ndjeshëm, dolën menjëherë në media dhe ndezën tensione të reja diplomatike.

”Sulmi ka të bëjë me një ofrues shërbimi, në të cilin janë identifikuar të meta të mundshme”, i tha parlamentit ministri i Mbrojtjes, Grand Shapps.

Sistemi i ofruesit të shërbimit përmbante “emrat dhe detajet bankare” si dhe, “në një numër të vogël rastesh”, adresat e personelit ushtarak ose të pensionistëve të fundit, tha ministri.

Ndërsa, sipas disa mediave, qeveria dyshon se Kina qëndron pas sulmit kibernetik, Grant Shapps thjesht përmendi një “aktor të dëmshëm” dhe faktin që “përfshirja e shtetit” nuk mund të përjashtohej, duke njoftuar hapjen e një hetimi.

Duke u kërkuar falje anëtarëve të shërbimit të prekur, ai theksoi se qeveria “nuk besonte domosdoshmërisht se të dhënat ishin vjedhur”, por po vepronte me supozimin se kishte qenë në mënyrën se si kishte mbështetur viktimat e mundshme.

E pyetur nga disa zyrtarë të zgjedhur britanikë, qeveria kineze reagoi shpejt dhe fuqishëm.

”Komentet e politikanëve britanikë të interesuar janë absolutisht absurde”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Lin Jian.

“Kina gjithmonë ka kundërshtuar me vendosmëri të gjitha llojet e sulmeve kibernetike”, tha ai.

Pa konfirmuar një përfshirje të mundshme të Kinës, kryeministri britanik Rishi Sunak, i intervistuar në kanalet televizive britanike, theksoi “politikën e tij solide” ndaj këtij vendi, i cili po bëhet gjithnjë e më “autoritar” brenda vendit.

Akuzat për spiunazh dhe spiunazh kibernetik kundër Pekinit janë shumëfishuar vitet e fundit, duke shtuar një sërë mosmarrëveshjesh mbi Hong Kongun, Tajvanin ose në përgjithësi respektimin e të drejtave të njeriut./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama: Vija me drejtësinë, e kuqe. PS s’bën avokatin e askujt të kërkuar nga SPAK
Artikulli tjetërKoçiu: Brenda majit përfundojnë punimet në Urgjencën e QSUNT-së