Ballina Bota

SOFT NEWS – Johnson nuk lejohet të votojë pa… kartë identiteti!

LONDËR, 3 maj /ATSH-DPA/ – Ish-kryeministri britanik, Boris Johnson u largua nga qendra e votimit, pasi kishte harruar të merrte me vete kartën e identitetit.

Stafi i qendrës së votimit i tha Johnson-it se ”nuk mund të votoni pa provuar identitetin tuaj”.

Johnson u rikthye më vonë për të votuar.

Zgjedhjet e së enjtes përfaqësojnë herën e parë që shumë votues në Angli dhe Uells duhet të paraqesin kartën e identitetit për të votuar, sipas marrëveshjeve të prezantuara për herë të parë në zgjedhjet lokale të vitit të kaluar.

Format e pranueshme të identitetit përfshijnë pasaportën, patentën e drejtimit, distinktivët blu dhe disa karta udhëtimi koncesionare.

Ministri i Veteranëve, Johnny Mercer u ka kërkuar falje atyre që nuk kanë mundur të përdorin kartat e tyre të identitetit të veteranëve për të votuar në zgjedhjet lokale të së enjtes duke u zotuar se do të “bëjmë gjithçka mundemi për ta shtuar atë në listën e ID-ve të vlefshme./   /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKOMENT – Historia dhe rëndësia e Ditës së Lirisë së Shtypit
Artikulli tjetërStrategjia e 3-të e Menaxhimit të Financave Publike, Mete: Synon konsolidimin fiskal