Ballina Flash

Parashikimi i motit, e diel, 28 prill

TIRANË, 28 prill/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme për shkak të masave ajrore të ngrohta dhe të thata me origjinë jugore.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet malore në lindje. Mjegull/mjegullinë në orët e mëngjesit në zonat luginore.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje, me shpejtësi mesatare 1-5 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi deri 6-8 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 12/27 Diell
Kukës 9/24 Diell
Lezhë 12/27 Diell
Dibër 8/23 Diell
Durrës 12/26 Diell
Tiranë 14/27 Diell
Elbasan 12/28 Diell
Berat 11/28 Diell
Vlorë 12/26 Diell
Korcë 7/21 Diell
Gjirokastër 9/26 Diell
Sarandë 13/25 Diell

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama: Sot në Shkodër, edicioni i 6-të i “Swing Marathon”
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 28/4/2024