Ballina Ekonomi

Veliaj takon kryebashkiakun e Roterdamit

TIRANË, 25 prill/ATSH/ Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka zhvilluar një vizitë të shkurtër në Holandë, ku u takua me kryebashkiakun e Roterdamit, Ahmed Aboutaleb.

Në një postim në rrjetet sociale, Veliaj, duke ndarë dhe foto nga takimi, shkruan se “është gjithmonë kënaqësi të takoj mentorin, kryebashkiakun Aboutaleb, gjatë një vizite gjysmëditore në Roterdam për WEC2024 (Këshillin Botëror të Energjisë)”.

“Kompanitë arkitekturore lidere në Rotterdam si MVRDV, jo vetëm që po e ndihmon qytetin e Tiranës me superdizajne, si Piramida dhe qendra TUMO, por gjithashtu po e bëjnë atë në mënyrë të qëndrueshme për një qytet të sigurt për të ardhmen”, përfundon Veliaj.

/a.f/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOKUS – Bullgaria, e tronditur nga paqëndrueshmëria politike, humbet kryetarin e parlamentit
Artikulli tjetërPo ndërtonin 4 “beach-bar” pa leje në Gjipe, 1 në pranga e 3 në kërkim