Ballina Flash

Kurti fton mërgatën për pjesëmarrje në regjistrimin e popullsisë

PRISHTINË, 25 prill/ATSH/ Gjatë qëndrimit në Hanover të Gjermanisë, kryeministri i Kosovës Albin Kurti mori pjesë në panairin “Hannover Messe 2024”.

“Kryeministri Kurti i njoftoi ata për zhvillimet e fundit në vend, dhe me rezultatet e qeverisjes tash më shumë se tri vjet, dhe me politikat sociale dhe zhvillimore të qeverisë, përfshirë ato të punësimit të të rinjve dhe ndërlidhjes së arsimit me tregun e punës frymëzuar nga modelet e arsimit dual që i gjejmë pikërisht në Gjermani, Zvicër e Austri”, thuhet në njoftim të lëshuar nga zyra e kryeministrit.

Kryeministri ftoi edhe inkurajoi mërgatën që të investojnë në Kosovë.

“Atyre që kanë biznese në Gjermani u bëri thirrje që të hapin degë në Kosovë, ku ju ofrohen kushte të favorshme për investime. Në kohën kur po zhvillohet procesi i regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave, kryeministri përfitoi nga rasti për t’ua rikujtuar dhe për t’i ftuar mërgatën që të regjistrohen nëpërmjet platformës online ediaspora.rks-gov.net deri më 17 maj. Ai theksoi se ky proces na mundëson që të dimë se sa e kemi diasporën dhe është përcaktues për politikat zhvillimore të dekadës së ardhshme”, thuhet tutje.

 

Ndërkaq sa i përket zgjedhjeve evropiane të 9 qershorit, kryeministri porositi të gjithë ata që janë qytetarët të shteteve të Bashkimit Evropian të ushtrojnë të drejtën e tyre për votë dhe të jenë pjesëmarrës në proceset demokratike të vendeve tyre dhe të kontinentit evropian. /KosovaPress/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDebate në komisionin për kontratat në Shëndetësi, Ndreca: Të miratojmë planin hetimor
Artikulli tjetërImpianti i dytë fotovoltaik lundrues në liqenin e Vaut të Dejës, gati në 2026-ën