Ballina Flash

Kupa e Shqipërisë, Kukësi skuadra e parë finaliste

TIRANË, 24 prill /ATSH/ Kukësi është skuadra e parë finaliste e cila do të synojë të fitojë Kupën e Shqipërisë për sezonin 2023-2024.

Skuadra e Tiranës ka mundur sot Kukësin në stadiumin “Air Albania” me rezultatin 1-0, teksa ky rezultat nuk ka mjaftuar për të kaluar në finalen e Kupës së Shqipërisë, pas humbjes 2-0 në ndeshjen e parë.

Goli i shënuar nga Ardit Deliu në pjesën e parë, ka qenë përcaktues për fatin e ndeshjes.

Tirana rikthehet në fushë të dielën në “Air Albania”, përballë Partizanit për javën e 33-të të “Abissnet Superiore”.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama: Telefonova drejtorin e RAI 3 për t’i thënë se na keni sulmuar dhe censuruar
Artikulli tjetërKumbaro: Çdo ditë në territor për pastrimin e mbetjeve