Ballina Ekonomi

Sfidat e sektorit privat, publikohet vrojtimi i Sekretariatit të Këshillit të Investimeve

TIRANË, 16 prill/ATSH/ Investimi në inovacion dhe menaxhimi efektiv i burimeve, përfshirë investimet në kërkim dhe zhvillim, mund të sigurojnë një konkurrencë afatgjatë dhe rritje të produktivitetit.

Një vrojtim gjithëpërfshirës i Sekretariatit të Këshillit të Investimeve me 601 kompani ka nxjerrë në pah gjetje të rëndësishme mbi sfidat e biznesit në lidhje me informalitetin, produktivitetin dhe inovacionin. Sekretariati publikoi gjetjet kryesore ku theksohet se 77% e kompanive po hartojnë strategji për të investuar në rritjen e produktivitetit.

Digjitalizimi po ashtu është identifikuar si një faktor i rëndësishëm për mbarëvajtjen e komunikimit eficient me administratën tatimore dhe përmirësimin e shërbimit ndaj klientit.
Nga ana tjetër inovacioni dhe shpërndarja efikase e burimeve, veçanërisht në kërkim dhe zhvillim, shihen si prioritare për rritjen e konkurrencës së qëndrueshme dhe produktivitetit.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakASHSH, aktivitet për 100-vjetorin e koncertit të parë të një orkestre filarmonike në Shqipëri
Artikulli tjetërRealiteti i viteve 1944-1991 do të përfshihet në kurrikulat shkollore