Ballina Aktualitet

SPAK falënderon Wisner: Angazhim maksimal për misionin kushtetues

TIRANË, 12 prill/ATSH/ I ngarkuari me Punë i Shteteve të Bashkuara në Tiranë, David Wisner përmes një letre dërguar krerëve të institucioneve të Drejtësisë vlerëson performancën e tyre gjatë raportimit vjetor në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Struktura e Posaçme Antikorrupsion dhe kundër Krimit të Organizuar përmes një postimi në rrjetin social X falënderoi sot të ngarkuarin me punë në ambasadën amerikane në Tiranë David G. Wisner, për atë që e cilëson si “letër personale mbi vlerësimin e raportit vjetor të prezantuar në KLP”.

“SPAK nënvizon angazhimin maksimal për të përmbushur misionin kushtetues në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri”.

Ne letrën e Wisner vlerësohet se drejtuesit e Drejtësisë thanë të vërtetën, folën hapur dhe duke evidentuar mangësitë do të bëjnë që institucionet e tyre të bëhen më të mira dhe të përmbushin pritshmëritë e popullit shqiptar të cilit i shërbejnë.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTeatri “Aleksandër Moisiu” dhe Bashkia Durrës krijojnë Klubin Teatror të të Rinjve
Artikulli tjetërKOMENT – Irlanda, Spanja dhe Norvegjia të gatshme të njohin një shtet palestinez