Ballina Ekonomi

Baxho Sofjani, në Poliçan, furnizohet me qumësht nga 50 blegtorë të zonës

TIRANË, 11 prill /ATSH/ Baxho Sofjani, e vendosur në Mbrakull të Poliçanit, është një nga pikat e prodhimit të djathit, e cila ruan marrëdhënie të furnizimit me qumësht, me mbi 50 blegtorë të zonës.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj ndau në rrjete sociale rastin e kësaj baxhoje si shembullin më të mirë të bashkëpunimit në sektorin e blegtorisë që nxit zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit.

Baxhoja është ndërtuar me mbështetjen e AZHBR-së dhe është një investim bashkëkohor me standarde dhe teknologji të lartë.

Baxho Sofjani prodhon djathë kaçkavall dhe të bardhë, gjizë, salcë dhe të gjitha nënproduktet e qumështit.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDenaj: Formalizimi i marrëdhënieve blegtor-përpunues do të rrisë cilësinë dhe prodhimin e qumështit
Artikulli tjetërNgjarjet në bashkinë e Tiranës, Veliaj: Ndjesë dhe reflektim për vetting brenda llojit