Ballina Aktualitet

Hasani: Shqipëria, thellësisht e angazhuar në mbështetje të Ukrainës

TIRANË, 4 prill/ATSH/ Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani mori pjesë sot në punimet e Këshillit NATO – Ukrainë, në Bruksel, ku rikonfirmoi se Shqipëria mbetet thellësisht e angazhuar në mbështetje të Ukrainës.
Hasani theksoi se kjo mbështetje është si politikisht, ashtu edhe përmes ndihmave konkrete, për fuqizimin e mbrojtjes, si një sinjal i solidaritetit dhe përkushtimit ndaj vlerave të solidaritetit dhe sigurisë.
Për kryediplomatin shqiptar “bashkëpunimi NATO – Bashkimi Evropian, veçanërisht në Ballkanin Perëndimor është kyç për të ardhmen e rajonit”.
Hasani nënvizoi gjithashtu, rëndësinë e partneritetit midis NATO-s dhe aleatëve të Indo-Paqësorit, me të cilët ndajmë vlerat dhe sigurinë e përbashkët.

/m.m/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBanka e Shqipërisë miraton rregulloren për integrimin në SEPA
Artikulli tjetërBalluku: Tuneli i Murrizit po vonohet për probleme gjeologjike, për 2 muaj hapim tunelin e Llogorasë