Ballina Aktualitet

Komisioni Hetimor për “Sterilizimin” dhe “Check-Up”, Ndreca: Asnjë vendimmarrje për mbledhje sot

TIRANË, 3 prill/ATSH/ Nënkryetari i komisionit hetimor për Shërbimin Publik të Sterilizimit dhe Shërbimit Publik të Check-Up në Shëndetësi, Plarent Ndreca u shpreh sot se nuk ka pasur asnjë vendimmarrje apo dakordësi për mbledhjen e komisionit ditën e sotme.

Ndreca u shpreh se kryetarja e komisionit, Albana Vokshi nuk është konsultuar në lidhje me mbledhjen e sotme.

“Trishtim i madh kur sheh kolegët e opozitës që mblidhen sipas qejfit, në mosrespekt të plotë të rregullave bazike të një organi kolegjial. Çdo vendimmarrje është e komisionit dhe jo e kryetares së tij. Asnjë vendimmarrje apo dakordësi nuk ka nga komisioni për mbledhje sot, pavarësisht se dje e kishim në rend dite, por u refuzua të shqyrtohet nga kryetarja”, tha ai.

Sipas Ndrecës, “njoftimet e njëanshme dhe të pavotuara apo dakordësuara në komision, janë vijim i kulturës së mosnjohjes së procedurave që i ka kthyer në parti ‘vulëhumbur’, që akoma, sot e kësaj dite, nuk po arrijnë ta gjejnë”.

/m.m/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKomisioni Hetimor për shëndetësinë, Vokshi: Bojkoti i mazhorancës, shkelje flagrante e rregullores
Artikulli tjetërSOFT NEWS – Shtet me dy zonja të para?