Ballina Bota

SOFT NEWS – ”Air Force One”: Boll vodhët nga avioni ynë!

UASHINGTON, 2 prill /ATSH/ – Shumë vjedhje janë regjistruar në avionin presidencial amerikan ”Air Force One”.

Nga këllëfët e jastëkëve të dizajnuara deri te gotat dhe pjatat me buzë ari.

”Por, këto janë vetëm disa nga objektet që mungojnë nga avioni zyrtar i presidentit amerikan Joe Biden”, shkruan il messaggero.it.

Pas këtyre anomalive vjen edhe reagimi i ekuipazhit të ”Air Force One”: ndaloni vjedhjen e suvenireve nga avioni zyrtar i presidentit amerikan, Joe Biden.

Jastëkët e markave, syzet dhe pjatat me buzë ari janë ndër objektet që mungojnë në kabinën e shtypit të avionit më të famshëm dhe më të sigurt në botë.

Shoqata e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë paralajmëroi se heqja e sendeve nga avioni është e ndaluar./   /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMADRID – Sanchez: Spanja do të njohë shtetin e Palestinës para verës
Artikulli tjetërBE: Kosova rrezikon rrugëtimin evropian, nëse s’e themelon Asociacionin