Ballina Aktualitet

Komiteti Drejtues Kombëtar i Partisë së Lirisë miraton 5 prioritete

TIRANË, 2 prill /ATSH/ Komiteti Drejtues Kombëtar miratoi sot 5 prioritetet kryesore për 10 vitet e ardhshme të Partisë së Lirisë.

Kryetari i PL-së Ilir Meta tha se 5  prioritetet kryesore të Partisë së Lirisë janë ndalimi i shpopullimit, rritja e pensioneve mbi nivelin e mesatares së rajonit brenda një mandati qeverisës, arsimi dhe investimi tek kapitali njerëzor; Bujqësia, ushqimi dhe ulja e kostos së jetesës dhe Shqipëria, fuqi eksportuese.

Ai shprehu kënaqësi të veçantë për miratimin në mbledhjen e sotme të Komitetit Drejtues Kombëtar të 5 prioriteteve kryesore për 10 vitet e ardhshme të Partisë së Lirisë.

“Projekti ynë madhor është që në 20 vitet e ardhshme, Shqipëria të ketë 4 milionë qytetarë shqiptarë rezidentë”, tha Meta.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMazniku: Rritja e pagave përmirëson cilësinë e shërbimit ndaj qytetarëve
Artikulli tjetërDita Ndërkombëtare e Autizmit, Presidenca ndriçohet blu