Ballina Bota

GAZA – Vriten shtatë punonjës të ”World Central Kitchen”

GAZA, 2 prill /ATSH-DPA/ – Shtatë punonjës të organizatës spanjolle të ndihmës ”World Central Kitchen (WCK)” janë vrarë në një sulm të dyshuar ajror izraelit në Rripin e Gazës, raportojnë mediat palestineze.

”Punonjësit e ndihmës nga Polonia, Australia, Irlanda dhe Britania ishin mes viktimave të sulmit në një automjet në jug të Deir al-Balah, në qendër të brezit të mbyllur bregdetar”, raportoi ”Times of Israel”.

“Ne jemi të vetëdijshëm për raportet se anëtarët e ekipit World Central Kitchen u vranë në një sulm të IDF-së ndërsa punonin për të mbështetur përpjekjet tona humanitare të shpërndarjes së ushqimit në Gaza,” postoi WCK në X.

“Kjo është një tragjedi. Punonjësit e ndihmës dhe civilët nuk duhet të jenë kurrë në shënjestër,” shkroi organizata e ndihmës.

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) thanë në një postim në Telegram të hënën në mbrëmje se po hetonin raportet./ /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBasha: Protesta e 2 Prillit 1991, ngjarje e përmasave epokale
Artikulli tjetërPërkujtohet sot Masakra e Tivarit 1945