Ballina Aktualitet

Politika uron besimtarët katolikë për Pashkën

TIRANË, 31 mars/ATSH/ Në kuadër të Pashkëve katolike, politikanët shqiptarë kanë uruar në mënyra të ndryshme besimtarët katolikë.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, uron më shumë dashuri e harmoni në zemrat e gjithësecilit. “Gëzuar Pashkët për të gjithë besimtarët katolikë Më shumë me dashuri, shpresë dhe harmoni në zemrat tona”, shkruan Koçiu, duke ndarë dhe edhe një video.

Edhe ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, përmes një mesazhi në rrjetet sociale ka uruar Pashkët Katolike.

“Uroj të gjithë besimtarëve katolikë një Pashkë të lumtur, të mbushur me shpresë, gëzim dhe begati! Të kalojmë këtë festë të rëndësishme në harmoni dhe dashuri me familjen dhe miqtë. Gëzuar Pashkët!”,shkruan Manja.

Po ashtu dhe ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka uruar përmes rrjeteve sociale festën e besimtarëve katolikë. “Pashka na jep besim e shpresë dhe na kujton se nuk ka dhimbje që nuk zbutet, nuk ka të keqe që nuk mposhtet, nuk ka errësirë që nuk zbardhet, nuk ka zinxhirë që nuk këputen, nuk ka forcë më të madhe se dashuria njerëzore. Zoti qoftë me ju dhe me familjet tuaja! Gëzuar!”, shkruan Spiropali.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, në urimin e saj shkruan: “Gëzuar për shumë vjet Pashkën të gjithë besimtarëve katolikë. Qofshin këto Pashkë bekim për harmoni dhe dashuri për të gjithë shqiptarët”.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ilgi Hasani, ka uruar Pashkët, duke theksuar se është një ditë shprese e frymëzimi. “Urime për Pashkë të lumtur dhe të bekuar të gjithë atyre që festojnë! Kjo ditë e shenjtë le të na frymëzojë të gjithëve për shpresë, forcë e fillime të reja”, përfundon Hasani.

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka uruar këtë të dielë pashkët katolike nga Saranda. Meta, duke ndarë pamje nga palestra ku po kryen stërvitje, uron besimtarët katolikë për një Pashkë sa më të mbarë.

“Nga Saranda ju uroj të gjithëve GËZUAR PASHKËN!”, shkruan Meta.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Rithemelimi” zgjedh kryetarët në Këlcyrë dhe Durrës, sot zgjedhjet në Lushnjë dhe Selenicë
Artikulli tjetërKumbaro: “Unë sjell një vazo, ti më jep një lule”, nisma plot ngjyra pranverore e bashkisë Gjirokastër