BERLIN, 30 mars /ATSH-DPA/ – Konsumi i benzinës në Gjermani u rrit për të tretin vit radhazi në vitin 2023, sipas të dhënave zyrtare të Zyrës Federale të Ekonomisë dhe Kontrollit të Eksportit (BAFA).
Furnizimet e brendshme të naftës vitin e kaluar arritën në 17,3 milionë tone ose 416,000 tonë më shumë se një vit më parë.
Krahasuar me vitin 2020, kjo është një rritje prej rreth 1,1 milion tonë.
Në vitet para pandemisë së koronavirusit, konsumi i benzinës regjistroi një rënie – deri në vitin 2010 u regjistruan 19,6 milion tonë.
Përveç kësaj, numri i makinave elektrike në rrugët gjermane gjithashtu është rritur ndjeshëm vitet e fundit – në fund të vitit numri i tyre arriti ne 1,4 milionë.
Ndërkohë, dërgesat e makinave me naftë kanë vijuar të bien. Megjithatë, shifrat e larta të konsumit janë kryesisht për shkak të qarkullimit të kamionëve.
Studiuesit ekonomikë thanë se tani ka më shumë makina të rënda me motor benzine.//a.i/






















