Ballina Ekonomi

8 masa mbështetëse me vlerë 3.4 miliardë lekë, Denaj: Hapen aplikimet për Skemën Kombëtare në Bujqësi

TIRANË, 27 mars/ATSH/ Prej ditës së sotme hapen aplikimet për Skemën Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi 2024.

Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj.

Denaj tha se “çdo fermer, blegtor e bletar mund të aplikojë për mbështetje në Skemën Kombëtare të Bujqësisë 2024 përmes portalit e-Albania”.

“Ekipi i Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural është i gatshëm për çdo pyetje apo ndihmesë nëpërmjet Agropikave ose në Agjencitë Rajonale të Ekstensionit Bujqësor pranë zonës tuaj”, tha Denaj.

Aplikimet do të jenë të hapura deri më datë 19 prill dhe do të mund të përfitojnë fermerë individual, grupet e fermerëve, persona fizik, juridik dhe Shoqëritë e Bashkëpunimit Bujqësor.

Qeveria miratoi në fillim të këtij muaji Skemën Kombëtare të Bujqësisë për vitin 2024, me 8 masa mbështetëse me një vlerë prej 3.4 miliardë lekësh.

Skema Kombëtare shkon aktualisht për prodhim dhe kjo skemë ndihmon kostot e drejtpërdrejta të fermerëve për të mundësuar të ardhura ekonomike.

Aplikuesit në grupimet e Bashkimit të Fermerëve, do të përfitojnë të parët dhe secili prej tyre do të marrë në llogari të veçantë masën e financimit në nivelin maksimal, duke synuar realizimin e të njëjtin produkt bujqësor, drejt të njëjtit treg dhe të njëjtin protokoll prodhim. /k.s/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakI dënuar për vrasje, kapet i shpalluri në kërkim në Durrës
Artikulli tjetërFOKUS – OKB akuzon Izraelin për akte gjenocidi në Gazë