Ballina Aktualitet

Riorganizimi i PD, Basha: Partia Demokratike ringrihet e sigurt për t’u shndërruar shumë shpejt në alternativën e vetme të ndryshimit

TIRANË, 25 mars /ATSH/ Kreu i Partisë Demokratike, në një postim në rrjetet sociale, thekson se “Partia Demokratike do të ringrihet e sigurt për t’u shndërruar shumë shpejt në alternativën e vetme të ndryshimit”.

Basha duke publikuar foto nga procesi i riorganizimit të Partisë Demokratike, shprehet: “Është kënaqësi e jashtëzakonshme kur sheh PD-në në të gjithë Shqipërinë që përfundon procesin e riorganizimit pas dy viteve të vështira, të cilat me padrejtësi totale ndaj sakrificave të njerëzve, derdhën dhe mbinë frymën e përçarjes dhe gjuhën e urrejtjes, nga e cila jo vetëm demokratët, por edhe shqiptarët dolën të humbur.”

“Urime të përzemërta për anëtarët e kryesisë dhe kryetarët e degëve të dalë nga Kuvendet Zgjedhore, Besnik Babasi – Fushë-Krujë dhe Blerim Kuqja – Belsh! Falë qëndresës, karakterit dhe fuqisë së vizionit të demokratëve, Partia Demokratike ringrihet e sigurt për t’u shndërruar shumë shpejt në alternativën e vetme të ndryshimit”, përfundon Basha.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakInvestime në energjetikë, Balluku: Ulim në 17.96% humbjet teknike
Artikulli tjetërTEL AVIV – Netanyahu anulon udhëtimin e delegacionit drejt SHBA pas votimit në OKB