Ballina Aktualitet

Peleshi viziton në QSUT djalin e majorit me mision në Sudan

TIRANË, 21 mars /ATSH/ Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi zhvilloi sot një vizitë tek Matiasi, djali i major Adelina Qasollit, i cili kaloi me sukses një ndërhyrje kirurgjikale, në QSUT.

Major Qasolli prej 3 muajsh ndodhet në mision në Sudan, larg atdheut e familjes, ndaj dhe mbështetja e të gjithëve ne është thelbësore në momente si këto, theksoi Peleshi.

Peleshi u shpreh se, “jemi të bashkuar në çdo sfidë, tregojmë se jemi një familje e madhe, gati për të mbështetur njëri-tjetrin në kohë të vështira”.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRobinson: SHBA, partner i institucioneve shqiptare në luftën kundër korrupsionit
Artikulli tjetërLeku forcohet më tej ndaj monedhave të huaja