Ballina Ekonomi

Leku forcohet më tej ndaj monedhave të huaja

TIRANË, 21 mars /ATSH/ Leku i forcoi pozitat këtë të enjte në kursin e këmbimit me monedhat e huaja.

Të dhënat zyrtare të Bankës së Shqipërisë tregojnë se euroja dhe dollari u zhvlerësuan respektivisht me 0.28 dhe 0.85 lekë. Kështu një dollar u këmbye këtë fillimjavë me 94.16  lekë, ndërsa një euroja me 102.74 lekë.

Paundi britanik humbi 0.39 pikë duke u këmbyer me 120.20 lekë, ndërsa franga zvicerane u këmbye me 105.36 lekë ose 1.20 lekë më pak se një ditë më parë.

Monedha kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar amerikan USD 94.16 -0.85
Euro EUR 102.74 -0.28
Poundi Britanik GBP 120.20 -0.39
Franga Zvicerane CHF 105.36 -1.20
Jeni Japonez (100) JPY 62.36 -0.27
Dollari Australian AUD 62.23 +0.34
Dollari Kanadez CAD 69.79 -0.09
Korona Suedeze SEK 9.06 +0.01
Korona Norvegjeze NOK 8.93 +0.04
Korona Daneze DKK 13.78 -0.03
SDR SDR 125.81 -1.13
Ari (OZ 1) XAU 207998.50 +3,404.92
Argjendi (OZ 1) XAG 2400.44 +40.36
Juani Kinez (onshore) CNY 13.08 -0.12
Juani Kinez (offshore) CNH 13.05 -0.12
Lira Turke TRY 2.91 -0.03

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPeleshi viziton në QSUT djalin e majorit me mision në Sudan
Artikulli tjetërSHBA – Biden drejt faljes së 5,8 miliardë dollarëve borxh për kredi studentore