Ballina Flash

Dita Ndërkombëtare e Pyjeve, Rama: Mbillen mbi 40 mijë fidanë në Voskopojë

TIRANË, 21 mars /ATSH/ Sot është Dita Ndërkombëtare të Pyjeve dhe në këtë ditë kryeministri Edi Rama ndan momente të mbjelljes së mbi 40 mijë fidanëve të rinj në Voskopojë.

“Momente të mbjelljeve të mbi 40 mijë fidanëve të rinj në Voskopojë për të rehabilituar një zonë të dëmtuar nga zjarret vite më parë, në ndër shumë aksionet e planifikuara për vitin 2024 që e kemi pagëzuar si Vitin e Pyjeve”, shkruan Rama.

Agjencia Kombëtare të Pyjeve dhe ADZM Korçë kanë mbjellë 21 ha me pishë të zezë dhe panjë mali, në një sipërfaqe të djegur në vitin 2008.

Ministrja Kumbaro, e pranishme në këtë fushatë mbjelljeje, tha se sot është moment shumë i rëndësishëm në një ditë të rëndësishme siç është Dita Ndërkombëtare e Pyjeve, për t’i kërkuar “ndjesë” natyrës dhe për t’i dhënë një dorë rigjenerimit të pyjeve.

Janë 50 bashkitë që i janë bashkuar iniciativës të mbjelljes së pemëve.

Gati 2/3 e territorit të vendit janë pyje dhe kullota dhe 80% e tyre janë pronësi e bashkive.

Viti i Pyjeve është shpallur nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit si një vit me fushata pyllëzimi, por edhe edukimi dhe ndërgjegjësimi për qytetarët.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMete: Mbështetje me 4 miliardë lekë biznesit fason, do të vijojmë rritjen domethënëse të pagave
Artikulli tjetërBiletat për ndeshjen Shqipëri – Kili do të shiten edhe fizikisht në hyrje të stadiumit “Ennio Tardini”