PRISHTINË, 21 mars /ATSH/ Ndihmëssekretari i Byrosë Ndërkombëtare për Narkotikë dhe Sundim të Ligjit në SHBA, Todd D. Robinson, po vazhdon vizitën në Kosovë, ku sot do të takohet me presidenten e vendit, Vjosa Osmani.
Takimi do të zhvillohet në Kabinetin e Presidentes, duke nisur nga ora 10:00. Kurse, pas takimit do të ketë deklaratë për media.
Në mesditë, ai do të takojë përfaqësuesit e Sistemit Gjyqësor, Sistemit Prokurorial dhe Shërbimit Korrektues të Kosovës.
Diplomati amerikan dje ka takuar zyrtarë të Policisë së Kosovës dhe Ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier. Robinson ka thënë se partneriteti dhe mbështetja e Byrosë për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Sundimit të Ligjit janë vendimtare për avancimin e reformave të sundimit të ligjit në Kosovë.























