Ballina Flash

Panairet lokale, MBZHR mbështetje përfaqësimit të grave të angazhuara në agrobiznes

TIRANË, 19 mars /ATSH/ “Fuqizimi i gruas rurale në sipërmarrje do të duhet të zgjerohet dhe për këtë ne do të ofrojmë mbështetje maksimale përmes bashkëpunimit dhe komunikimit të ngushtë me to”.
Kështu u shpreh ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj gjatë një takimi që zhvilloi me tre përfaqësuese të Dhomës Ekonomike të Gruas.
“Gjatë takimit me Antonelën, Alidën dhe Antonetën të Dhomës Ekonomike të Gruas, dakordësuam mbi rëndësinë e rritjes së përfaqësimit të grave të angazhuara në agrobiznes në panaire lokale dhe ndërkombëtare”,  tha Denaj.
Sipas saj, kjo është një mundësi për të promovuar modelin e punës së tyre dhe produktet.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTrafikim narkotikësh, Prokuroria e Tiranës konfiskon pasuri të pajustifikuara
Artikulli tjetërILD kërkon shkarkimin e gjyqtarit Arben Dosti për shkelje të rënda profesionale