TIRANË, 15 mars /ATSH/ Ministri i Brendshëm, Taulant Balla gjatë qëndrimit në Vjenë zhvilloi një takim edhe me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Brendshëm të Rumanisë, Cǎtǎlin Predoiu.
Balla u shpreh se Rumania është një vend me të cilin na lidh një miqësi e vjetër dhe tradicionale.
“Ramë dakord të thellojmë bashkëpunimin në një nivel edhe më të lartë mes policive të dy vendeve tona”, nënvizoi Balla.
/r.e/























